Balla ia kalon edhe Ramës, flet 50 minuta pa ndalim në konferencë

Edi Rama është prej vitesh në garë me veten për fjalimet e gjata. Janë të njohura stërhollimet e tij në parlament, që shkojnë për 1 orë e gjysëm apo më shumë. Herë pas here, kryeministri shfrytëzon rastin të bëjë edhe ironi me veten, kur e kupton se e ka tepruar.

Por në një konferencë me gazetarët, ministri i Brendshëm, Taulant Balla e ka tejkaluar Ramën gjatë parashtrimit të punës së tij, kur foli 50 minuta pa ndalim, para se të dëgjonte pyetjet e gazetarëve.

Në konferencën e fundvitit, Rama ishte më konçiz, kur foli vetëm 25 minuta, para se të dëgjonte pyetjet e gazetarëve.

Fjalimet e gjata janë simptomë e delirit tek pushtetarët që e kanë të lehtë kur flasin, por hasin vështirësi të dëgjojnë. Kuptohet, sa më shumë në pushtet, aq më të gjata bëhen edhe fjalimet.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Balla e tejkalon Ramën. Në zgjedhjet e 25 Prillit ai mori 21 mijë e 591 vota në Elbasan, shumë më tepër se votat që mori Rama në Durrës që ishin 15 mijë e 47 vota.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top