Babai i Yamal publikon pagën monstruoze të 17-vjeçarit: duhej të mbetej sekret

Barcelona dhe Lamine Yamal kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, e cila do ta lidhë futbollistin me klubin katalanas deri më 30 qershor 2031. Futbollisti spanjoll nënshkroi kontratën e re të martën në zyrat e klubit, në një ceremoni ku morën pjesë, ndër të tjerë, presidenti i Barcelonës Joan Laporta, nënkryetari i parë Rafa Yuste dhe drejtori sportiv i klubit Anderson Luis de Souza “Deco”.

Kuriozitet dhe diskutime ka ngjallur babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, i cili në rrjetet sociale nxitoi të publikonte një foto me të birin dhe numrin “19,3”: shumëkush e interpretoi këtë dalje si një mënyrë për të bërë publike shifrat e kontratës së futbollistit të jashtëzakonshëm spanjoll, dhe kjo gjë nuk u pa me sy të mirë.

Babai i Lamine Yamal publikon pagën monstruoze që duhej të mbetej sekret
Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, nuk e fshehu emocionin pas nënshkrimit të kontratës së re nga i biri dhe festoi me një “Vamos, visca el Barça!” plot pasion, duke treguar lidhjen e fortë të familjes me klubin, pavarësisht se disa imazhe të së kaluarës e tregonin me një fanellë të Real Madrid.

Për të shtuar më shumë kuriozitetin, Nasraoui publikoi në Instagram Stories një mesazh enigmatik, të shoqëruar me një foto me Lamine Yamal dhe numrin “19,3”. Ky detaj shkaktoi interpretime të ndryshme mes tifozëve blaugrana: disa e lidhin me arritje në karrierën e djaloshit, të tjerë supozojnë se bëhet fjalë për klauzola të kontratës dhe ka nga ata që shohin një lidhje të mundshme me një pasazh fetar nga Kurani.

Shumica beson se bëhet fjalë për shifrat e kontratës së re të yllit të ri të futbollit botëror, dhe ky veprim nga ana e prindit nuk u prit mirë nga shumë njerëz të afërt me klubin dhe nga shumë tifozë të Barcelonës. Shumë gazetarë spanjollë e kanë kritikuar këtë zgjedhje, pasi mund të jetë një situatë shumë e ndjeshme për t’u menaxhuar brenda dhomës së zhveshjes për shkak të shifrave që Lamine Yamal do të fitojë në krahasim me bashkëlojtarët e tij.

Pavarësisht enigmës që qëndron pas postimeve në rrjete sociale të Nasraouit, duhet theksuar se në Spanjë janë të bindur se klauzola e lirimit të Lamine Yamal vazhdon të jetë një miliard euro: kjo ishte shifra e shpallur nga Barcelona më 2 tetor 2023, kur ai nënshkroi rinovimin e mëparshëm, dhe klubi nuk e ka ndryshuar atë në dokumentin që lojtari nënshkroi të martën, ku janë bërë përshtatje të kontratës me kushte pagese ndjeshëm të përmirësuara, si pasojë e asaj që ka treguar në fushë me fanellën blaugrana në dy sezonet e fundit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top