Babai i Diaz nuk është shpëtuar, qeveria rreshton ushtrinë: patrullohet kufiri me Venezuelën

Lajmi i shpëtimit të babait të sulmuesit të Liverpool Luis Diaz ka qenë fals. E konfirmon qeveria kolumbiane që ka intensifikuar gjuetinë për rrëmbyesit e Luis Manuel Diaz. Pas 24 orësh kërkimesh të pafrytshme, qeveria e Bogotës ka vendosur të nxjerrë ushtrinë dhe forcat speciale për të gjetur babain e sulmuesit të Liverpool. Ai u rrëmbye gjatë fundjavës në La Guajira, në veri të vendit. Helikopterët e zbulimit dhe avionët e pajisur me sensorë nxehtësie janë në terren.

Siç raportojnë mediat lokale, vëmendja është përqendruar mbi të gjitha në zonën juglindore të zonës, ku ndodhet kufiri me Venezuelën. Frika e autoriteteve është se babai i Diaz mund të transferohet përtej kufirit. Kjo gjë do t’i bënte edhe më të vështira kërkimet. Ndërkohë, një shpërblim prej 200 milionë pesos, rreth 50 mijë euro, është caktuar për këdo që jep informacion të dobishëm për gjetjen e tij.

Luis Manuel Diaz u rrëmbye të shtunën pasdite nga dy persona të armatosur pranë një karburanti dhe makina e tij u gjet disa orë më vonë në një zonë të pyllëzuar. Me të ishte edhe gruaja e tij, por ajo u lirua pothuajse menjëherë. Dy ditë pas rrëmbimit, rrëmbyesit ende nuk kanë dërguar asnjë sinjal.

 

“Ne kemi një Black Hawk (helikopter) në ajër për të kërkuar rrugën e mundshme të arratisjes. E kemi njerëzit më të mirë në vend të angazhuar në kërkim,” siguroi koloneli i ushtrisë Giovanni Montanez Acosta. Guvernatori i La Guajira, Diala Wilches, premtoi se “Z. Diaz do të gjendet dhe do të lirohet falë përdorimit të të gjitha forcave në dispozicion”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top