Avril Lavigne dhe Tyga konfirmojnë romancën e tyre

Avril Lavigne dhe Tyga konfirmuan romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.

Rokerja dhe reperi u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën Mugler x Hunter Schafer. Më herët gjatë ditës, dyshja u ulën në rreshtin e parë të shfaqjes Ottolinger. Ndërsa Lavigne duket se po shijon Qytetin e Dashurisë me të dashurin e saj të ri, kryeqyteti francez ka një lidhje edhe me ish-in e saj të fundit, Mod Sun, pasi u fejuan atje në mars 2022.

Përfaqësuesi i artistes konfirmoi ndarjen e tyre muajin e kaluar, gjë që me sa duket ishte një surprizë për këngëtarin “Karma”. “Ata ishin bashkë dhe të fejuar që tre ditë më parë kur ai u nis për turne, kështu që nëse diçka ka ndryshuar, ky është një lajm për të”, u përgjigj në atë kohë një zëdhënës i Mod Sun. Ditë më vonë, 35-vjeçari nga Minesota, e adresoi ndarjen në Instagram, duke thënë se; “E gjithë jeta e tij ndryshoi plotësisht” gjatë “1 javë”. “Unë thjesht e di që ka një plan për të gjitha,” u shpreh ai. “Unë do ta mbaj kokën lart. Do dëgjoj gjithmonë zemrën time, edhe kur ndihet e thyer.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top