Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper ka deklaruar se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces. Pak para se të nis procesi gjyqësor ku do të dëshmojë ish-diplomati James Rubin në Hagë, Prosper tha se tani është koha që të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë. Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top