Avokati i Thaçit: Prokuroria Speciale fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka mbajtur fjalën e tij në ditën e fundit të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Misetiç deklaroi se ZPS ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare dhe tani po ndryshon paraqitje e provave duke u përpjekur të mbushë boshllëqet.

Avokati tha se klienti i tij nuk mund të kundërshtojë prova të cilat as nuk janë paraqitur nga ZPS, por vetëm janë përmendur në kundërpërgjigjet e tyre. Misetic deklaroi se në vedn që të jepte shpjegime, prokuroria u përpoq të ndryshonte qasjen.

“Një problem tjetër tejet i madh është paraqitja e provave dhe argumentimi ligjor i ZPS, që e bëjnë duke fshehur provat deri në dosjen përfundimtare. ZPS po ndryshon paraqitjen e provave duke u përpjekur të mbushë boshllëqet. Ne i kemi analizuar poshtëshëinmet lidhur me dy takimet, ZPS pretendon se ka pasur shumë të tjera. Nuk mund të pritet që Thaçi të kundërshtojë prova, të cilat nuk janë paraqitur nga ZPS. Prokuroria nuk ka përmendur anjë prej takimeve, i ka përmendur vetëm në kundërpërgjiget e tyre. Në vend që të na japë shpjegime, ZPS u përpoq të ndryshonte qasjen e tij. E vetmja mënyrë për të interpretuar qëndirmin e ZPS është që nuk e konsideron Zyrapin anëtar të ZPH-së. Zyrapi në asnjë moment nuk ka informuar që ka qenë i informuar për një politikë në shtabin e përgjithshëm”, tha Misetic.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top