Avokati i Beqajt: Janë sekuestruar telefona dhe kompjutera

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk kishte shumë për të thënë për mediat rreth hetimeve për klientin e tij. Ndërsa në shumicën e pyetjeve tha se nuk kishte dijeni, avokati tha se Beqajt dhe personave të tjerë të vënë nën hetim janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat.

 

“Ajo që ia vlen të komentoj është dëshira e zt.Beqaj që të zhvillohen këto hetime. Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria.

Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat. Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e zt. Beqaj”, tha avokati.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top