Avokatët e Veliajt kërkesë në SPAK: Ols Dado të largohet nga procesi

Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut Erion Veliaj kanë bërë bërë një kërkesë zyrtare në Prokurorinë e Posacme për përjashtimin ose zëvëndësimin e prokurorit Ols Dado nga çështja e hetimit të krytarit të Bashkisë së Tiranës.

Për mediat avokati Ermir Beta tha se si mbrojtje kanë formalizuar kërkesën për përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësimin, për shkak të konfliktit të interesit.

“Veliaj ka shfaqur edhe vetë konfliktin e interesit. Kjo kërkesë ka qënë verbale dhe shkaku ishte konflikti i interesit për një leje ndërtimi.

Në mungesë të një përgjigje aty për aty, ne si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësimin. Kemi shtuar edhe pjesë ku ne e shikojmë Ols Dadon si të njëanshëm”, tha ai.

Sakaq Maks Haxhia, avokati tjetër i kryebashkiakut u shpreh se sipas procedurave vetë Dado duhet të japë dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit.

“Veliaj me të drejtë thotë se ka konflikt interesi me prokurorin Olsi Dadon. Sipas procedurave në këto raste duhet të japë dorëheqjen nga çështja.

Nuk kishte pse çështja të kalonte në konflikt. Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse për ta zëvendësuar”, u shpreh Haxhia ndërsa theksoi se mbeten në pritje të një përgjigjeje për kërkesën e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top