Avokatët e Sean ‘Diddy’ Combs kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij nga burgu, duke argumentuar se videot e famshme “freak-off” nuk përbëjnë krime seksuale, por janë thjesht pornografi amatore.
Kjo deklaratë u bë gjatë një seance apelimi para tre gjyqtarëve federalë në Nju Jork. Sipas ekipit ligjor të artistit, aktivitetet në fjalë ishin “performanca seksuale të koreografuara”, me kostume dhe role të planifikuara, të filmuara për përdorim privat.
Avokatët argumentuan se prodhimi dhe shikimi i këtij materiali mbrohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së, që garanton lirinë e shprehjes.
Prokurorët federalë e hodhën poshtë këtë argument, duke theksuar se Sean ‘Diddy’ Combs kishte punësuar dhe transportuar punonjëse seksi për qëllime personale, duke marrë pjesë në aktet seksuale. Ata e cilësuan mbrojtjen si “pa bazë”.
Sean ‘Diddy’ Combs u dënua në vitin 2025 me 50 muaj burg për transportim personash për prostitucion, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuza më të rënda si trafikim seksual dhe organizatë kriminale. Avokatët kërkojnë ose lirimin e tij të plotë, ose një dënim më të lehtë.
Paneli i gjyqtarëve nuk dha një vendim të menjëhershëm dhe mbetet e paqartë se kur do të shpallet vendimi përfundimtar për fatin e reperit. Ndërkohë, Sean ‘Diddy’ Combs vijon të vuajë dënimin në një burg federal në SHBA, me një datë lirimi të parashikuar në vitin 2028.