Avancon zjarri në Ulëz/ Flakët i drejtohet luginës së Shkopetit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Vatra e zjarrit e regjistruar në zonën e Ulzës në bashkinë Mat, po përhapet me shpejtësi i avorizuar nga era. Sipas informacioneve paraprake, zjarri po përhapet në drejtim të luginës së Shkopetit, në fshatin Madhesh.

Deri më tani situata paraqitet kritike, pasi ndërhyrja nga toka e ka të vështirë izolimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e plotë të flakëve. Zjarri ka shkaktuar dëme në banesa dhe stane, ndërsa dyshohet se nga flakët mund të jenë prekur edhe kafshët.

Forcat e Armatosura së bashku më forcat të administratës së Bashkisë Mat janë angazhuar në terren për të vënë nën kontroll situatën. Sakaq, ndërhyrja nga ajri shihet si e vetmja mënyrë e cila mund të ndihmojë në izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top