Autoritet në Maqedoninë e Veriut: Kanë mbërritur mjekë nga Çekia

Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor në Maqedoninë e Veriut Sasho Klekovski tha sot në konferencë për shtyp se personat e lënduar nga zjarri në Koçan po mjekohen në 14 vende dhe në mbi 25 spitale. Klekovsku tha se më parë në Maqedoninë e Veriut ka pasur rreth 100 djegie në vit dhe këtu përfshihen të gjitha shkaqet e mundshme. Ai shtoi se ndër vite kanë pasur pak pacientë dhe këto janë procedura të vështira dhe të komplikuara trajtimi.

“Djegiet nga zjarret janë kategoria më e rëndë sepse përveç lëkurës ka edhe dëmtime të frymëmarrjes. Në vitin 2024 kemi pasur pesë raste të rënda me djegie të shkallës së lartë. Kemi tre spitale në vend me përvojë me djegie – Klinika për kirurgji plastike, Spitali i qytetit të vjetër dhe Klinika për sëmundje të fëmijëve.

Numri i madh i të lënduarve nga zjarri dhe lëndimet e rënda kanë qenë arsyeja pse është vendosur që pacientët të dërgohen jashtë vendit. Për momentin ekziston një ekip i specializuar i mjekëve nga Çekia, të cilët tashmë janë duke punuar me mjekët në klinikat e Maqedonisë. Pritet që të mbërrijnë edhe ekspertë britanikë për të ndihmuar në fazat e ardhshme të trajtimit të pacientëve me djegie”, tha Klekovski.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top