Autopsia e Liam Payne: Zbulohet shkaku i vdekjes

Liam Payne ndërroi jetë si pasojë e traumave të shumta, si dhe gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, të shkaktuara nga rënia e tij nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

Hetimi, i cili përfshiu marrjen në pyetje të 5 dëshmitarëve që panë këngëtarin gjatë orëve të fundit të jetës së tij, treguan se ai ishte vetëm në dhomën e hotelit kur ndodhi incidenti tragjik. Sipas hetimit, në dhomën e hotelit u gjetën substanca narkotike dhe alkool.

Ish-anëtari i grupit One Direction ndërroi jetë të mërkurën (16 tetor 2024). Një recepsionist i hotelit kinjoftoi policinë se një burrë kishte sjellje agresive dhe mund të ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Para vdekjes së tij, Liam kishte ndarë pamjet e udhëtimit të tij në Argjentinë, sipas videove që qarkullojnë në mediat sociale.

“I lumtur që jam pushim”, ka shkruar ai në Snapchat krahas një fotoje të një kopshti. Një tjetër klip tregoi “ditën e tij të bukur në Argjentinë” me një video të tij “thjesht duke shijuar mëngjesin” me Cassidy, me të cilin filloi të takohej në vitin 2022.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top