Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga, plagosen dy persona në afërsi të Rubikut

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë e kësaj janë plagosur dy persona.

Përplasja ka qenë e fortë dhe është është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e dy personave që ndodheshin brenda mjetit.

Ata kanë marrë ndihmën e parë dhe janë dërguar në ambientet e spitalit për të marrë ndihëmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top