12 studentë kanë humbur jetën dhe 33 u plagosën sot në Egjipt pasi një autobus u përmbys në një autostradë që lidh Kajron me bregun e Detit të Kuq. Lajmin e konfirmoi ministria egjiptiane e shëndetësisë.
Autobusi po transportonte studentë nga Universiteti i Galala, në provincën lindore të Suezit, kur u përmbys në autostradën Al-Galala, e cila lidh Kajron me qytetet bregdetare në Detin e Kuq. Në këtë aksident trafiku nuk është përfshirë asnjë automjet tjetër dhe po hetohet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit. Sipas rrjetit privat pro-qeveritar Sada al-Balad, hetimet fillestare tregojnë se shoferi i autobusit ishte duke ecur me shpejtësi dhe humbi kontrollin e mjetit.