Autobusi me 54 pasagjerë bie në lumë në Benin

Një person ka vdekur dhe 44 të tjerë rezultojnë zyrtarisht të zhdukur në Beninin qendror pasi një autobus ra në lumin Oueme. Lajmin e njoftoi ministri i Brendshëm i vendit të Afrikës Perëndimore, Alassane Seydou.

Ministri Seydou shpjegoi se shoferi i autobusit, i cili po udhëtonte nga Lome në Niamey, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me kangjellat mbrojtëse të një ure. Më pas mjeti ka rënë në ujë.

Në autobus ishin 54 persona ndërsa numri zyrtar deri më tani është për një person të vdekur. 44 persona të tjerë ende nuk janë gjetur. Nëntë të mbijetuar u dërguan në një spital në Save dhe po trajtohen në gjendje të qëndrueshme. Ministri Seydou siguroi se po përdoren të gjitha mjetet e disponueshme për të gjetur të zhdukurit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top