Autobusi i tifozëve të Flamengos humb kontrollin e përmbyset: 46 të plagosur

Tragjedi e shmangur për një grup tifozësh të Flamengos që udhëtonin drejt Argjentinës. Një autobus me destinacion Avellanedën, ku të mërkurën klubi nga Rio do të përballet me Racing për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës Libertadores, është përmbysur përgjatë autostradës Presidente Dutra, në shtetin e Rio de Janeiros.

Sipas policisë federale rrugore, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 (me orën lokale), në kilometrin 281, në komunën e Barra Mansa. Bilanci flet për 46 të plagosur, prej të cilëve 4 në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme.

Pamjet e para tregojnë mjetin duke humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta, duke përfunduar i përmbysur mbi karrexhatë dhe duke bllokuar trafikun për më shumë se një orë. Në bord ndodheshin edhe anëtarë të tifo-grupeve të njohura Urubuzada dhe Nação 12, të nisur për të mbështetur skuadrën e Felipe Luis.

Autobusi i tifozëve të Flamengos përmbyset në Brazil
Të plagosurit u transportuan me shpejtësi në spitalin “Santa Casa” të Barra Mansa-s, ku ndodhi aksidenti, ndërsa të tjerët në spitalin bashkiak “São João Batista” të Volta Redondas. Mes tyre ndodhet edhe shoferi i autobusit, i cili u hodh jashtë mjetit gjatë aksidentit. Ai ka pësuar disa fraktura në këmbë dhe është shtruar në kujdes intensiv. Sipas “O Globo”, gjendja e tij është e qëndrueshme. Një tjetër tifoz iu nënshtrua një operacioni në dorë.

Flamengo reagoi menjëherë në rrjetet sociale: “Flamengo është informuar për aksidentin që ka përfshirë autobusin që transportonte tifozët drejt Buenos Airesit dhe ka kontaktuar me kryetarin e bashkisë së Barra Mansa”. Klubi ka bërë të ditur se është në kontakt me autoritetet lokale për të ofruar mbështetje për tifozët e vet.

Flamengo në Argjentinë për të siguruar finalen e Libertadores
Skuadra braziliane, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në stadiumin “Maracanã” me golin e Jorge Carrascal, është e thirrur të mbrojë avantazhin në Argjentinë, por tani duhet të përballet edhe me ankthin për tifozët e vet të përfshirë në aksident. Disa tifozë kanë vendosur të vazhdojnë udhëtimin drejt Argjentinës për të ndjekur ndeshjen, ndërsa të tjerë janë kthyer në Rio de Janeiro.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top