Kryeministri Edi Rama ka qenë në Kotor, ku po mbahet edhe Samiti Rajonal i BP në BE.
Rama komentoi ndër të tjera edhe akuzat, se në Athinë ka pasur shumë shqiptarë, që janë dërguar me autobusë nga Shqipëria. Rama tha se akuzat lëndojnë ata që erdhën, duke shtuar se në stadium nuk kishte vetëm anëtarë të PS-së.
“Sa i përket shkuarjes sime në Athinë, mund të them se me Greqinë po shohim të bëjmë akoma më tepër gjëra dhe të arrijmë marrëveshje. Në lidhje me deklaratat e bëra për autobusët në Athinë, mund të them se lëndojnë ata që erdhën atje. Në Athinë kishte jo vetëm simpatizantë të PS-së” – u shpreh Rama.