Australia nderpret marredheniet me Iranin per shkak te sulmeve terroriste

Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka bërë të ditur se është dëbuar ambasadori Iranian duke e shpallur atë person non grata, përcjell Gazeta Metro.

Ky vendim erdhi pasi agjencia e inteligjencës australiane (ASIO) ka siguruar prova se qeveria iraniane që njihet si ‘teokraci islamiste’. ka drejtuar të paktën dy sulme terroirte në Australi që nga 7 tetori 2023.

“Ato ishin përpjekje për të minuar kohezionin shoqëror dhe për të mbjellë përçarje në komunitetin tonë. Është krejtësisht e papranueshme dhe qeveria australiane po ndërmerr veprime të forta dhe vendimtare në përgjigje,” tha Albanese para gazetarëve në Canberra.

Si pjesë e masave, Australia ka pezulluar edhe operacionet e ambasadës së saj në Teheran. Kryeministri konfirmoi gjithashtu se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) do të shpallen organizatë terroriste në kuadër të masave të reja të sigurisë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top