Audio-regjistrimi/ Trump: U thashë Putin dhe Xi se do bombardoja Moskën dhe Pekinin

Donald Trump ka deklaruar në një takim privat me donatorë vitin e kaluar se dikur u përpoq ta pengonte Presidentin rus Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën duke e kërcënuar atë se do të “bombardonte Moskën” në shenjë hakmarrjeje. Audio është publikuar nga CNN.

“Putinit i thashë: “Nëse hyni në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën deri në fund”. Po ju them se nuk kam zgjidhje tjetër. Dhe pastaj [Putin] më thotë, si, “Nuk ju besoj”. Por ai më besoi 10%.”

Trump më vonë pretendoi se i kishte përcjellë një paralajmërim të ngjashëm Presidentit kinez Xi Jinping në lidhje me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë se SHBA-të do të bombardonin Pekinin si përgjigje.

“Ai mendonte se isha i çmendur,” tha Trump për Xi, përpara se të vinte në dukje se “nuk kemi pasur ndonjë problem.” Trump thotë në mbledhjen e fondeve për vitin 2024 se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putini do të pushtonte Ukrainën.
Deklaratat janë bërë teksa Trump paraqiste argumentet e tij për një mandat të dytë. Ato janë regjistrime audio të mbledhjeve në New York dhe Florida, të cilat u morën më vonë nga Josh Dawsey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf. Ata i zbardhën disa një libër të publikuar me titullin: “2024”. Audioja nuk ishte transmetuar kurrë më parë. Fushata e Trump refuzoi të komentonte mbi përmbajtjen e kasetave.

Audioja tregon një anë më të çlirët të Trump pas dyerve të mbyllura për t’u bërë thirrje donatorëve të pasur ta mbështesnin në zgjedhje. Trump iu referua bisedave të tij me Putinin dhe Xi teksa argumentonte se do të kishte shmangur konfliktet në Ukrainë dhe Gaza nëse do të ishte president në vend të Joe Biden, një pretendim që ai vazhdon ta përsërisë tani që po përpiqet t’u japë fund të dy luftërave.

Të martën, Trump shprehu përsëri zhgënjimin me rezistencën e Putinit ndaj një marrëveshjeje paqeje, duke u ankuar se udhëheqësi rus po fliste “shumë budallallëqe” ndaj SHBA-së. “Nuk jam i kënaqur me Putinin”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit. “Jam shumë i pakënaqur me ta”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top