Atletico rikthehet ndaj Barcelonës për ta mposhtur krejt në fund, ngjitet në kreun e tabelës

Ashtu siç edhe pritej, ndeshja midis Barcelonës dhe Atletico Madrid doli të ishte një super përballje për kreun e tabelës.

Barcelona u fut në ndeshje nga vendi i parë, por sonte në kreun e tabelës veten e gjen Atletico.

Katalonasit kaluan në epërsi të parët përmes golit të yllit Pedri në pjesën e parë.

Sidoqoftë, Atletico u sigurua që në pjesën e dytë të rikthehet me golin e Rodrigo De Paul dhe ta fitojë ndeshjen krejt në fund përmes Sorloth.

Kjo fitore e dërgon ekipin e Simeones në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Barcelona mbetet e dyta me 38 pikë dhe një lojë më shumë të luajtur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top