Atleti italian i Lojërave Olimpike është bërë viral në internet për ngjashmërinë e tij të madhe me reperin Eminem

Shigjetari italian Mauro Nespoli është bërë hit në rrjetet sociale gjatë Lojërave Olimpike në Paris.

Pas daljes së 36-vjeçarit në terren, pamjet e tij u përhapën shpejt në rrjetet sociale. Shikuesit e Lojërave shkruan se Mauro u kujtonte shumë – reperin e njohur amerikan Eminem.

“Eminemi nga Italia”, ishte fraza me të cilën shumë fansa bën shaka me postimet e tyre në platformën X (ish-Twitter).

Nespoli ka fituar medaljen e argjendtë individuale në Lojërat Olimpike Verore në Tokio 2020 dhe ka qenë anëtar i ekipeve italiane që fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore 2012 dhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Verore 2008. Nespoli dhe ekipi i tij humbën nga Franca në ndeshjen e së hënës në Paris. Nespoli do të garojë përsëri kundër Kanadasë të dielën, më 4 gusht.

Gjithashtu, hit në internet është bërë edhe olimpiku turk Yusuf Dikec pasi fitoi medaljen e argjendtë në Paris në disiplinën e pistoletës ajrore 10 metra. Shumë njerëz u befasuan nga qasja e tij në garë – Dikec merr pjesë në garë shumë i relaksuar, me një dorë në xhep dhe pa pajisjet standarde të qitjes.

Shumica e gjuajtësve olimpikë përdorin mbrojtje për të mbrojtur dëgjimin dhe syze të specializuara për të bllokuar shikimin në një sy dhe për të reduktuar ndriçimin. Dikec nuk përdor asnjë nga këto, dhe për shumë përdorues të X, kjo ishte tepër qesharake. /Telegrafi/

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top