Athinë/ Rama kërkon ndjesë për paraqitjen, Micotakis: Na pëlqen si vishesh!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga homologu i tij grek Kirjakos Micotakis në pallatin Maximus. Në një video të shpërndarë nga mediat greke, dy kryeministrat shkëmbejnë disa deklarata kortezie për gadishmërinë për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve, ndërsa Rama shprehet se nuk e dinte se do të kishte një pritje kaq “zyrtare” në Pallatin Maximos. “Çfarë i duhet lënë të shkuarës, t’ia lëmë të shkuarës” dëgjohet të thotë Rama. Ai shtoi gjithashtu se “shpreson” që media greke të mos e perceptojë veshjen e tij të përditshme “ndryshe”, por si “mungesë informacioni të mirë rreth protokollit”.

“Është një nder për mua të jem këtu, dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Kështu që shpresoj që media greke të mos e trajtojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni nga protokolli im.”

Nga ana e tij, Kyriakos Mitsotakis u përgjigj: “Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë inovativ në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen.”

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top