Atentati në Sarandë, policia merr në pyetje rreth 20 persona

Saranda u trondit ditën e djeshme nga një atentat i mirëmenduar, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj, ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar. Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona.

Nga ana tjetët, hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, ku një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen. Të tjera ende nuk janë aksesuar, ndërsa priten që të analizohen në mënyrë që të merret më shumë informacion për autorët.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset dalëse të Sarandës, ku janë ngritur postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar. Gjatë këtij konflikti u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gezim Hajdaraj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top