Zbardhet dëshmia e efektivit të policisë që ndodhej në ambjentet e berberhanes ku nodhi atentati mbrëmjen e shkuar në Lezhë. Mësohet se edhe pse ka qenë civil, ai i është kundërpërgjigjur autorëve që qëlluan me armë.
Sipas burimeve paraprake mësohet se ai ka dëshmuar se ka qëlluar në drejtim të autorëve për t’i neutralizuar. Kanë kaluar vetëm pak orë nga ngjarja dhe ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi i këtij atentati. Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.