Atentati ndaj ish-presidentit Trump/ Hetuesit: Autori ishte fëmijë i vetmuar, e ngacmonin gjithmonë

Ndërsa hetuesit federalë po përpiqen të përcaktojnë motivacionin e atentatit ndaj i ish-presidentit Donald Trump, një ish-shok klase i 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks, personit të identifikuar si vrasësi i mundshëm, po hedh dritë mbi temperamentin e tij.

Jason Kohler u tha gazetarëve se kishte qenë në shkollë të mesme me autorin dhe e cilësoi atë si vetmitar.

“Si fëmijë ai ishte gjithmonë vetëm. Atë e ngacmonin gjithmonë”, u tha zoti Kohler gazetarëve të dielën.

Ai shtoi se nuk kishte pasur shumë komunikim me vrasësin e mundshëm Crooks, i cili vihej në shënjestër për mënyrën se si vishej apo për faktin që vazhdonte të mbante maskë pasi u hoqën detyrimet për maskën e COVID-it.

Zyrtarët e agjencive të rendit thanë të dielën se gjetën materiale për prodhim bombash në makinën dhe shtëpinë e autorit të dyshuar Crooks dhe se arma e stilit AR që ai përdori ishte blerë nga babai i tij./ VOA

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top