Atentati me 3 viktima, PD proteston sot në Shkodër

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë në Shkodër, pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit.

Marshimi do të nisë nga sheshi para bashkisë së Shkodrës dhe do të vijojnë drejt qendrës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha që nga dita e masakrës në fjalimet e tij të përnatshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshimin e të shtunës në solidaritet me Shkodrën, pas masakrës me tre viktima para dy ditësh.

“Nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën. U bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë”, tha Berisha një natë më parë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top