Asociacioni/ Rama disa fjali për Kosovën dhe një për Serbinë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke theksuar se Kosova pranoi me mençuri propozimin e BE-së. Ndërsa thekson se ky vendim i Prishtinës është një hap domethënës përpara, nënvizon se është koha që edhe Serbia të bëjnë të njëjtën gjë.

“Urtësia e popullit shqiptar dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.

Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonesë. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare. Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën.

Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës. Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!” – u shpreh Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top