“Asnjë fakt penal”/ Malltezi: Dosja ndaj Sali Berishës hedh në erë themelet e shtetit

Për Argita Malltezin, ish kryeministri Sali Berisha është një i pandehur pa asnjë provë kundër tij. Akuzat për “Partizanin” ajo i quan një çështje politike pasi sipas saj nuk ekziston asnjë vepër apo fakt penal që rëndon mbi Berishën.

Zj.Malltezi thotë;
Se urdhri për Berishën është bërë nga kryeministri Edi Ramës në vit elektoral me qëllim që të pengojë rotacionin me votë. Në gjykimin e saj, dosja kundër Berishës hedh në erë themelet e shtetit të së drejtës. “Vetëm fakti që kanë bërë një akuzë 500 faqe është mjaft për të kuptuar që ata duan të fshehin mungesën e provave. Aplikimet në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk pranohen nëse janë më shumë se 20 faqe”, – shprehet vajza e ish-kryeministrit.

Pengmarrje e drejtësisë dhe vendit nëpërmjet magjistratëve të kapur politikisht nga Edi Rama, diplomatëve të korruptuar dhe Soros. Kujtojmë sesi Gabriel Escobar dhe Yuri Kim i bënë publikisht dhe në mënyrë të përsëritur presion SPAK disa herë që të hetonin Sali Berishën. Apo se si Edi Rama urdhëroi SPAK qoftë në Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe qoftë në Asamblenë e PS me 07.05.2022 që të ndiqnin penalisht Sali Berishën pasi po rrënohej reforma në drejtësi. Prokurorët politikë të SPAK jo vetëm që kanë nisur hetimin 30-vjeçar pas këtyre urdhrave, por edhe refuzojnë që këto video mbi këto deklarata publike t’i bëjnë pjesë të dosjes. Kjo është një dosje e stisur, e nisur mbi bazë të kallëzimit të rremë të Taulant Ballës, e hetuar për 4 vjet, pa asnjë fakt penal, pa shpjeguar asnjë mekanizëm për veprën e pretenduar. Sot akuza është dekoratë për Sali Berishën pasi hetimi në 3 breza dhe për 30 vjet të jetës së tij politike tregoi se Sali Berisha nuk ka shkelur kurrë asnjë ligj dhe kurrë nuk ka përfituar në kurriz të detyrave që ka pasur.

 

Dosja kundër Sali Berishes hedh në erë themelet e shtetit të së drejtës. Pa pasur asnjë fakt penal, pa pasur asnjë dëm – përkundrazi shteti dhe komuniteti fitoi shumëfish nga zbatimi i ligjit – prokurorët nisën një çështje penale me urdhër politik dhe diplomatik. Vetëm fakti që kanë bërë një akuzë 500 faqe është mjaft për të kuptuar që ata duan të fshehin mungesën ulëritëse të provave. Aplikimet në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk pranohen nëse janë më shumë se 20 faqe. ”Afërmendsh gjykatat vendosin gjithmonë siç kërkojmë ne”, ishte e vetmja e vërtetë e shqiptuar nga Altin Dumani. Këtë kemi pasur rastin ta vërtetojmë rregullisht në këtë proces, kur gjykatat janë bërë vegla për t’i shërbyer keqpërdorimit të pushtetit. Ironia është se qysh në faqen 4 të aktakuzës prokurorët kanë shkruar “nga leximi në tërësi i provave të administruara gjatë gjykimit” – imagjinoni ende nuk kanë mbyllur hetimet, por në akt-akuzë shkruajnë që ka përfunduar gjykimi! Janë tregues të degradimit të sistemit ku gjyqtarët janë të kontrolluar nga prokurorët, ndërsa këta të urdhëruar nga Edi Rama. Këta prokurorë i lejojnë vetes të fshehin dhe të falsifikojnë dokumente.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top