Asllani shënon, Inter triumfon mes shiut në Torino: Inzaghi mban Napolin në presion

Gjatë javës së 36-të të Serie A, Inter fiton në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-0. Në “Olimpico Grande Torino”, zikaltrit, pas natës magjike në “San Siro” ndaj Barcelonës, e zgjidhin sfidën me një gol për pjesë: Zalewski në minutën e 14-të hap rezultatin me një goditje të fortë dhe të saktë nga distanca, ndërsa Asllani realizon të dytin me penallti në minutën e 49’. Një fitore që i lejon skuadrës së Inzaghit të mbetet në garë për titull me Napolin, dy javë para fundit të kampionatit.

Gjithçka është hapur sërish, gjithçka është në baraspeshë: Napoli dhe Inter janë në krye të tabelës me nga 77 pikë. Në pritje të sfidës së mbrëmjes mes Napolit të Contes dhe Genoas në “Maradona”, skuadra e teknikut Inzaghi bëri detyrën edhe me shumë lojtarë të stolit dhe fiton 2-0 ndaj Torinos. Nuk mungoi Asllani, i ftohtë ndaj portierit serb Milinkovic Savic nga pika e bardhë e penalltisë, nën një shi të rrëmbyeshëm që detyroi arbitrin La Penna të ndërpresë lojën në fund të pjesës së parë. Pas një ndërprerjeje të gjatë, loja rifilloi dhe Interi e vulosi fitoren.

 

HELLAS VERONA – LECCE 1-1

Përballja direkte për mbijetesë në javën e 36-të të Serie A përfundon në barazim: 1-1 në “Bentegodi” mes Veronës dhe Lecces, një rezultat që i shkon më shumë për shtat vendasve, që janë thuajse të sigurt për mbijetesën. Salentinët, tashmë të tretët nga fundi së bashku me Empolin, kalojnë të parët në avantazh me Krstovic pas një asisti vertikal të Tete Morente në minutën e 23-të, por përpara pushimit (41’) Verona barazon me një goditje me kokë nga një goditje dënimi, realizuar nga Coppola.

UDINESE – MONZA 1-2

Pas nëntë humbjesh dhe vetëm një pike në dhjetë ndeshjet e fundit, javës së 36-të i kthehet fitorja për Monzën. Kuqebardhët, që nuk kishin fituar që prej 13 janarit dhe ishin pa fitore jashtë fushe nga 21 tetori, befasojnë ndaj Udineses. Caprari zhbllokon ndeshjen me një tap-in në minutën e 52-të, Lucca barazon në minutën e 75-të, por Keita i mbyll llogaritë me golin e fitores në të 90-tën. Skuadra e Nestas, tashmë e rënë nga kategoria, ngjitet në kuotën e 18 pikëve. Një humbje e rëndë për Runjaic.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top