Asllani e nis duke luajtur biliardo: Torino prezanton mesfushorin në mënyrë unike

Një histori me fund të lumtur, më shumë për lojtarin dhe Torinon sesa për Interin: zikaltërit në fakt, pasi kishin mbyllur praktikisht shitjen përfundimtare të regjisorit shqiptar Kristjan Asllani fillimisht te Betis dhe pastaj te Bologna, duhet të kënaqen me një huazim me pagesë (1,5 milionë) me të drejtë blerjeje në 12.

Transferimi i lajmëruar tashmë është zyrtarizuar. FC Internazionale Milano njofton shitjen e mesfushorit Kristjan Asllani te Torino FC. 23 vjeçari i Kombëtares shqiptare transferohet me titull të përkohshëm deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes në favor të klubit granata.

Torino e ka prezantuar mbërritjen e lojtarit në mënyrë unike, përmes një video në të cilën Asllani luan biliardo, duke goditur cdo herë në shenjë, një tregues për saktësinë e mesfushorit shqiptar. Video mbyllet me frazën e lojtarit, që të gjithë tifozët e Torinos prisnin: “Gati për lojën”.

Ajo që e bëri peshoren të anohej nga ana e Torinos ishte pikërisht vullneti i vendosur i lojtarit: pasi kishte refuzuar kategorikisht zgjidhjet jashtë vendit, Asllani ishte shumë afër Bolonjës. Por pastaj negociata me kuqeblutë u bllokua: pak për mungesën e marrëveshjes mbi pagën e lindurit në vitin 2002 (diferencë prej 300 mijë eurosh mes kërkesës dhe ofertës), pak për mungesë bindjeje të Kristjanit për të pranuar projektin.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top