Asambleja e PS mbyllet pa vendim, Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili shmangu pyetjen përse nuk u hodh në votim propozimi i Edi Ramës për përjashtim të Elisa Spiropalit.

Klosi tha në fund të deklaratës së tij se Elisa Spiropali vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste.

Më herët gjatë mbledhjes Rama kërkoi përjashtim të Spiropalit dhe avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca.

Kundër këtij propozimi të Ramës ka dalë Fatmir Xhafaj, i cili tha se le të konsiderohet kjo si ditë e parë e të shmanget masa e përjashtimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top