Asambleja e PS do të caktojë drejtuesit politikë për votimet e 2025

Kryeministri Edi Rama, do të mbledh më 8 shtator në orën 11:00 Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku priten të votohet për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së PS-së.

Në këtë mbledhje pritet të përcaktohet nëse do të ketë ose jo ndryshime të drejtuesve politikë të PS-së në qarqe.

Po ashtu, fjalën hapëse në mbledhjen e Asamblesë pritet ta mbajë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, e më pas fjala do i kalojë Kryeministrit Rama, për të vijuar më pas zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së PS-së.

Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së nga momenti kur delegatët e Kongresit votuan për përbërjen e forumit më të lartë vendimmarrës të forcës kryesore politike në vend.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top