Asambleja e Avokatisë Greke: Edi Rama të lejojë Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur

Asambleja e Dhomave të Avokatisë greke ka përgatitur një raport me 5 pika mbi rastin e arrestimit të Fredi Belerit. Pika e parë flet për shkelje të nenit 3 të protokollit nr.1 të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, e cila parashikon të drejtën e një individi për të dalë si kandidat në zgjedhje dhe nëse zgjidhet të ketë të drejtën për të ushtruar efektivisht mandatin e tij.

Pika tjetër ndalet te neni 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku asambleja shkruan se ndalimi i Belerit cenon të drejtën e shprehjes së tij politike.

Pika e tretë ka të bëjë sipas avokatisë greke me shkelje të nenit 6 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të njeriut, mbi komentet e bëra nga Kryeministri Edi Rama, ku asambleja pretendon se ka shkaktuar dëme ndaj Belerit ën opinionin publik si dhe në vendimmarrjen e gjykatës.

Pika e parafundit i referohet shkeljeve të parimit të proporcionalitetit , mbi paraburgimin e Belerit për më shumë se 4 muaj.

Pika e fundit, ka të bëjë sërish me Kryeminsitrin Edi Rama mbi konstatimin e tij se “Belerin po e pengojnë autoritetet gjyqësore për të dalë nga burgu dhe të bëjë betimin. Sipas avokatisë nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon Belerin të betohet.

 

 

Basha pret delegacionin nga Ukraina, “harron” bluzën si Zelensky

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

Turizmi, hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

Balla i përgjigjet Berishës: Prokuroria dhe Gjykata konfirmuan numrat e Policisë

Berisha shigjeton Alibeajn “Do votojë rritjen e rrogës së bashkëshortes”

Korreshi shkon në Kuvend me bukë misri dhe kos

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top