Arsyeja/ Pse u lirua nga qelia Saimir Tahiri?

Ditën e sotme gjykata e Elbasanit ka vendosur lirimin ng burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, në akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, në shtëpi. Ka qenë gjyqtarja Matilda Fetahu ajo që ka dhënë “Ok” për lirimin e ish-ministrit të Ramës.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top