Arsyeja/ Nuk ka vendim për Gërdecin, shtyhet sërish gjyqi

Shtyhet më datë 7 qershor çështja Gërdeci, në orën 14:00, kjo pasi në seancë nuk janë paraqitur avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu.

Gjykata e Posaçme cakton avokat kryesisht, nëse mbrojtja e Mediut nuk paraqitet me datë 7.

Gjatë kësaj kohe gjykata i la kohë dhe avokatit kryesisht Artan Simoni të njihet me aktet e dosjes.

Për kërkesën e familjarëve për të qenë prezent gjykata kërkoj qendrimin e prokurorit dhe më pas të shprehet.

Të pranishëm në seancën e sotme kanë qenë dhe familjarët e viktimave të Gërdecit.

Mediu u mor i pandehur nga SPAK i cili mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen ndaj ish ministrit, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec.

Në njoftimin e SPAK thuhej se në përfundim të hetimeve është vendosur që çështja të dërgohet në GJKKO, me akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.

SPAK bëri me dije se është vendosur ndarja e çështjes penale, për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për të cilat hetimi është ende duke u zhvilluar.

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top