Arsenal shembet në shtëpi nga Bournemouth: Arteta merr goditje të rëndë për titullin

Bournemouth e hapi plotësisht garën për titullin e Premier League teksa mposhti një Arsenal nervoz me rezultatin 2-1 në Emirates Stadium. Mikel Arteta u kishte bëri thirrje tifozëve të Arsenal të ishin gati për nisjen e ndeshjes në orën e drekës, por mesazhi nuk arriti te lojtarët e tij, të cilët zhvilluan një paraqitje të vakët dhe nervoze, duke humbur mundësinë për të shkuar 12 pikë përpara në krye të renditjes.

Junior Kroupi i dha Bournemouth një epërsi të merituar (17′), përpara se Viktor Gyokeres (35′) të shënonte barazimin për Arsenal nga pika e penalltisë, pasi Ryan Christie bllokoi me dorë goditjen e Gabriel Magalhaes. Arteta hodhi në fushë Eberechi Eze, Max Dowman dhe Leandro Trossard në përpjekje për të ndezur skuadrën e tij, por ishte Bournemouth që dukej më pranë golit të fitores, dhe ai erdhi nga Alex Scott (74), ndërsa mysafirët festuan fitoren e dytë radhazi në Emirates.

 

Nervozizmi u shfaq jo vetëm te lojtarët, sepse u dëgjuan fishkëllima nga tifozët vendas, ndërsa thirrja “përsëri të dytët” erdhi nga tifozët mysafirë në fund të ndeshjes, dhe kjo tani mund të bëhet realitet pas një paraqitjeje kaq të zbehtë nga Gunners, të cilët kanë përfunduar në vendin e dytë në tre sezonet e fundit. Rrallëherë një epërsi prej nëntë pikësh në krye të renditjes është dukur kaq e brishtë.

Manchester City, që ka dy ndeshje më pak se Gunners, ka mundësinë të ngushtojë diferencën në krye në vetëm gjashtë pikë kur të përballet me Chelsea, (nisja në orën 16:30) të dielën. Më pas Gunners udhëtojnë në Etihad të dielën e ardhshme në një përballje që merr edhe më shumë rëndësi pas humbjes së tretë radhazi në kompeticionet vendase për skuadrën e teknikut Arteta, me dyshime të mëdha nëse ata mund të sigurojnë titullin e parë pas 22 vitesh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top