ARRSH paralajmëron shoferët: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë, shtrëngata afatshkurtra, borë në lartësitë mbi 1100 metra dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Për këtë arsye ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset kombëtare.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve u kërkohet të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve, duke përdorur goma dimërore dhe zinxhirë në akset malore.

Njoftimi ͏͏i ARRSH:

“Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare.

Apel për drejtuesit e mjeteve:

Tregoni kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.

Reduktoni shpejtësinë.

Respektoni sinjalistikën rrugore.

Kontrolloni gjendjen teknike të automjetit përpara nisjes, si dhe pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në akset malore.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top