Arroganca pa limite e Ibrahimovic: “Kur luani vjen, kotelet zhduken. Unë jam bosi të gjithë punojnë për mua”

Milan doli i dërrmuar ndaj Liverpool në debutimin në Champions League këtë sezon, ndaj dhe mëria e tifozëve është kthyer nga ai që ka vendosur veten në disa situata, përfshirë trajnerin në klubin kuqezi, Zlatan Ibrahimovic. Sikur të mos mjaftonte, ish-sulmuesi tani në rol drejtuesi, ka dhënë disa deklarata për Sky Sport para ndeshjes që nuk i kanë pëlqyer tifozëve.

“Është një javë e rëndësishme, kjo është ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve dhe vjen në momentin e duhur për skuadrën pas fitores kundër Venezias. Ne nuk e nisëm ashtu si donim, por me durim do të arrijmë te objektivat. Mungesat e mia? Kur luani largohet, vijnë kotelet, kur luani kthehet, kotelet zhduken. Niveli është shumë i ulët, flitet shumë, por unë mendoj vetëm të punoj. Kam qenë larg për arsye personale, por jam prezent që nga dita e parë. Roli im? Unë jam bosi dhe të gjithë të tjerët punojnë për mua”.

Ibrahimovic më pas shtoi diçka edhe në lidhje me merkaton: “Përpjekje për Osimhen? Do të hesht. Gjithçka shkoi ashtu siç donim, ne firmosëm me ata lojtarë që mendonim se na mungonim. Mungonte sulmuesi i dytë dhe ne nënshkruam me Abraham, më vjen keq për Jovic që përfundoi jashtë listës. Që kur pranova të mos luaja më, nuk më mungon fusha, më mungon adrenalina. Këto momente ishin të bukura, por kur pranon diçka nuk mund të kthehesh prapa”.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top