Arrihet marrëveshja historike, Trump njofton armëpushimin në Gaza

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar armëpushuiimin në Gaza. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Hamasi do të lirojë pengjet të hënën.

“Pengjet do të lirohen, ndoshta të hënën. Ata janë thellë në tokë. Po merren. Kjo do të përfshijë edhe trupat e të vdekurve.” tha Trump.

Më pas Trump shkroi në rrjetet sociale se është shumë i lumtur, që Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të planit për paqes. Ai tha se Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar, si hapat e parë drejt një paqeje të fortë dhe të qëndrueshme”, tha Trump nëpërmjet platformës Truth Social.

Mediat e huaja thanë se ushtria izraelite ka thënë se mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për kthimin e pengjeve. Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, ka udhëzuar të gjitha forcat, si në vijat e frontit ashtu edhe në zonat e prapavijës, të përgatiten për mbrojtje të forta dhe të jenë të gatshme për çdo skenar.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top