Arrestohet politikani serb që kërkoi falje për Kosovën

Çedomir Stojkoviç, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviç, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA).

Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë

Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar.

“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç të martën.

 

Por sipas avokatit të tij, ky postim është bërë shkak i arrestimit, vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998.

Nikolla Sanduloviç është dërguar sot në një vend të panjohur, policia dhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së tij se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon në agoni për këtë. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top