Arrestohet personazhi viral Hasbulla

Personazhi viral, Hasbulla-i është arrestuar në Dagestan, për bllokim të trafikut së bashku me disa nga miqtë e tij.

Raportimet pohojnë se pasi kanë shqetësuar drejtuesit e tjerë në rrugë, Hasbullai dhe ata që ishin me të në makinë, janë ndaluar dhe më pas janë arrestuar.

Sipas deklaratave që dhanë, ata po festonin dasmën e mikut të tyre.

Po kush është Hasbulla-i?

Djali rus vuan nga një çrregullim gjenetik në të cilin trupi i tij nuk është në gjendje të prodhojë një hormon të rritjes, duke e bërë atë të jetë shumë më i vogël se mesatarja e një mashkulli të rritur. Edhe pse shumë besojnë se ai është një fëmijë i vogël, ylli viral është në fakt një i rritur dhe disi çuditërisht po i afrohet ditëlindjes së tij të 21-të.

Disa nga meme-t viralet:

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top