Arrestohet një person për vrasjen e Tupac Shakur

Një juri e madhe ka paditur Duane Keith “Keffe D” Davis në lidhje me vrasjeen e reperit Tupac Shakur.

“Një arrestim është bërë në Las Vegas në lidhje me vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996”, tha një burim i zbatimit të ligjit për CNN.

Shakur u qëllua dhe u vra ndërsa po largohej nga një ndeshje boksi në Las Vegas Strip. Vdekja e tij e parakohshme – reperi ishte vetëm 25 vjeç – ka qenë objekt i teorive konspirative dhe një hetimi prej dekadash.

Davis e ka vendosur veten prej kohësh në skenën e krimit, duke thënë se ai ishte në sediljen e përparme të Cadillac-ut të bardhë që ishte pranë makinës së Shakurit kur të shtënat u dëgjuan nga sedilja e pasme, duke vrarë muzikantin. Reperi u qëllua katër herë dhe vdiq gjashtë ditë më vonë.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e gruas së Davis në korrik, ata sekuestruan një kopje të kujtimeve të tij , në të cilën detajonte jetën e bandës së rrugës dhe vrasjen e Shakurit. Në kujtimet, Davis e përshkruan veten si një nga dy dëshmitarët e gjallë, tjetri është Marion ‘Suge’ Knight, ish-CEO i Death Row Records, i cili tani po vuan dënimin në burg për vrasje nga pakujdesia për një rast që nuk ka lidhje.

Vëllai i Tupac, Mopreme Shakur, i cili është gjithashtu reper, reagoi duke thënë se lajmi për arrestimin e Davis është “i hidhur”. “Kemi kaluar dekada dhimbjeje. Ata kanë vite që e dinin për këtë djalë”, u shpreh ai. “Pra, pse tani? Për ne kjo nuk ka mbaruar. Ne duam të dimë pse, dhe nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top