Konkurrenti më i ri i Big Brother, i cili i ishte bashkuar spektaklit mbrëmë, ndërpreu garën e tij pasi rezulton i dënuar për mashtrim. Madje gjykata e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Osmani, sipas burimeve zyrtare, akuzohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Konkurrenti i Big Brother Vip 3 është ndaluar nga policia, Liam Osmani. 44-vjeçari, sipas burimeve policore, ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale mashtrim. Kujtojmë se Osmani u bë dje pjesë e spektaklit të Big Brother, duke u futur në garë për çmimin prej 100 mijë euro, por siç duket ka harruar problemet me drejtësinë. Ka qenë prokuroria ajo që ka urdhëruar ekzekutimin e masës së dhënë nga gjykata.
“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.