Arrestohet në Kosovë shtetasi rus/ I kërkuar nga Interpol

Një shtetas rus është kapur nga Policia e Kosovës në fshatin Lluzhan të Podujevës. Shtetasi i huaj i cili u ndalua për kontroll, rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli.

Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit. Shtetasi rus u ndalua nga një njësi patrulluese e Policisë në Podujevë, që e verifikoi dhe më pas e shoqëroi për në ambientet e policisë.

Bazuar në informacionet e para, rusi e ka të ndaluar hyrjen në Serbi për një vit, për shkak të një vendimi të Gjykatës, e po ashtu është person i kërkuar nga shteti i Lituanisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top