Arrestohet në Dubai ish-këshilltari i Xhaçkës dhe ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi

Arrestohet në Dubai ortaku i Olsi Ramës dhe ish-këshilltari i Xhaçkës, Amant Josifi.

Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Por edhe pse kishte një urdhër-arresti nga autoritetet spanjolle, Amant Josifi arriti të largohej nga vendi.

Josifi është akuzuar si partner biznesi i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar.

 

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi se Josifi u lejua të arratisej drejt Dubait për shkak të lidhjeve të tij me Olsi dhe Edi Ramën.

Emri i Josifit doli në dritë pas një shkrimi të publikuar në median spanjolle “El Pais”, që e konsideronte Josifin ‘kokën’ e mashtimeve në bursa si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group’. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor 2022 në vendin tone dhe zbuloi se pre e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Basha pret delegacionin nga Ukraina, “harron” bluzën si Zelensky

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

Turizmi, hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

Balla i përgjigjet Berishës: Prokuroria dhe Gjykata konfirmuan numrat e Policisë

Berisha shigjeton Alibeajn “Do votojë rritjen e rrogës së bashkëshortes”

Korreshi shkon në Kuvend me bukë misri dhe kos

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top