Arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

10 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të PS dhe pasi SPAK i komunikoi marrjen si të pandehur për “shpërdorim detyre” është arrestuar sot, Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti i PS është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se janë kryer edhe disa arrestime të tjera dhe aksioni është në proces.

Ish-ligjvënësi akuzohet për kohën kur ka drejtuar Hipotekën e Durrësit. Për ndjekjen e tij penale u bë shkak një padi e deputetit të PD, Edi Paloka. Çyrbja dorëzoi mandatin më 10 tetor dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top