Arrestohet lideri i kartelit të drøgës ‘Sinaloa’ në SHBA

Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael “El Mayo” Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas. Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA.

Joaquin Guzman Lopez , djali i ‘El Chapo’ u arrestua me të, tha departamenti i drejtësisë amerikane. Autoritetet amerikane dhe në veçanti Agjencia kundër drogës kishin në dispozicion shumën prej 15 milionë dollarësh për këdo që kishte informacion të besueshëm për arrestimin e Thabada-s.

Në një deklaratë me shkrim të enjten në mbrëmje, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland tha se të dy të arrestuarit udhëheqin “një nga organizatat më të dhunshme dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në botë”.

‘El Mayo dhe Guzman Lopez i bashkohen një liste në rritje të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të kartelit Sinaloa, të cilët Departamenti i Drejtësisë i ka arrestuar në SHBA’, tha Garland oficeri më i lartë i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët amerikanë thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Autoritetet amerikane kanë konstatuar se ‘fentanili’ është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 45 vjeç.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top