Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. Dashi u arrestua teksa ishte në zyrën e saj.

Ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.

Dashit i është sekuestruar telefoni, ndërsa burime bëjnë me dije se janë edhe disa të tjerë të shoqëruar. Disa muaj më parë, Dashi kërkoi dorëheqje të parevokueshme nga ish-eprori i saj, Artan Lame. Që prej asaj kohe, ka nisur një hetim nga SPAK në Kadastrën Shtetërore, ku edhe janë marrë në pyetje disa punonjës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top