Arrestimi për kokainë/ Kandidati i ‘Shqipëria Bëhet’ kërkon ndjesë publike

Ergys Isufi, kandidati i “Shqipëria Bëhet” ka reaguar pas lirimit nga qelia. Ai u arrestua ditën e djeshme me një dozë kokainë.

Ndërsa kërkoi ndjesë publike, ai shtoi se “jo sepse kam kryer ndonjë krim, por sepse jam shumë i sinqertë deri edhe naiv në një ambient mbushur me hiena dhe grabitqarë”.

Postimi i plotë:

Mua më njeh një qytet i gjithë dhe nuk ka askush dyshime për sa i takon figurës sime. Unë kam ardhur si shqiptar, si shok, si sarandjot dhe mbi të gjitha si një familjar për të kontribuar në një Shqipëri dinjitoze.

Sot më tepër se kurrë ky vend ka nevojë për kontributin tuaj! E konsideroj veten si një dëshmor i kësaj lufte të paskrupullt elektorale. Jam shpresëplotë se kjo situatë do t’ju zgjojë secilin prej ktij gjumi vrastar dhe anestezi në të cilën na kanë futur! Ndjesë publike për të gjithë ju!

Jo sepse kam kryer ndonjë krim, por sepse jam shumë i sinqertë deri edhe naiv në një ambient mbushur me hiena dhe grabitqarë! Mbështetje për rininë ju lutem! T’i shporrim!

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top