Arrestimi në Venezuela, prokurorët amerikanë ngrenë padi për Nicolas Maduron

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është paditur zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut për akuza të rënda që lidhen me trafik droge dhe armësh, bëri të ditur Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi.

Sipas saj, Maduro akuzohet për komplot për narkoterrorizëm, komplot për importim kokaine, posedim të mitralozëve dhe mjeteve shkatërruese, si dhe komplot për posedim të tyre kundër Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën padi është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, megjithëse autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditura ende akuzat konkrete ndaj saj.

“Ata do të përballen së shpejti me gjithë forcën e drejtësisë amerikane, në tokën amerikane dhe në gjykatat amerikane,” deklaroi Bondi.

Prokurorja e Përgjithshme falënderoi gjithashtu forcat ushtarake amerikane për atë që e cilësoi si një operacion “të jashtëzakonshëm dhe shumë të suksesshëm” për kapjen e dy personave, të cilët ajo i quajti “trafikantë ndërkombëtarë të dyshuar të drogës”.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi mënyrën e arrestimit apo hapat e radhës të procesit ligjor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top